IBRAHIMI Ethem (Hetem)

IBRAHIMI Ethem (Hetem)
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1922, në Sarandë. Më 24 qershor 1950, me vendim nr. 91, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «veprime përgatitore për t’u arratisur jashtë shtetit» dhe e dënoi me 10 vjet burg. Më 9 tetor 1957, me vendim nr. 133, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit, mbetur në tentativë» me 8 vjet burg, konfisimin e pasurisë (pjesës së tij) dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 459-460.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]