IMAMI Nustret
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1932, në Vlorë. Është dënuar për motive politike. Më 14 maj 1994, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me burg, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vuajtjes në burg, për motive politike, prej 2 korrik 1980 deri më 23 nëntor 1982. F. 1, V. 2014, D. 24, Fl. 65-66.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]