ISLAMI Isuf
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1885, në Ostren i Vogël, Dibër. Më 4 janar 1994, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vdekjes në hetuesi, në burgun e Zerqanit (Dibër), për motive politike, më 27 dhjetor 1945. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 40.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]