ISMAILAJ (ibrahimllari) Murat

ISMAILAJ (ibrahimllari) Murat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1925, në Korçë. Shifrant në seksionin e punëve të brendshme, Tropojë. U arrestua më 14 gusht 1950, dhe më 30 dhjetor po të atij viti, me vendim nr. 103, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit», se «ka kaluar kufirin dhe është rekrutuar nga UDB» dhe e dënoi për me vdekje pushkatim. U ekzekutua më 13 shkurt të vitit 1951, në Peshkës, fshat në juglindje të Tiranës. F. 1, V. 2014, D. 18, f. 449-450; F. 1, V. 2014, D. 24, Fl. 29-30, 108-109.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]