(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1928, në Pogradec. Arrestuar më 2 janar 1949. Më 24 shtator 1949, u dënua për «kalim pa pasaportë» dhe për «dhënie informatash», dënua me pesë vjet burg dhe 200 lekë gjobë. Më 4 shkurt 1955, Gjykata e Lartë, Kolegji Ushtarak, e dënoi për «tradhti ndaj atdheut», me 25 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave të tij. Më 18 korrik 1975, Gjykata e Mirditës e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 10 vjet burg. Vuajti 36 vjet burg për motive politike, pa mundur të krijonte dot familje. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 13-14; Agim Musta, Dosjet e gjalla, (Tiranë: Sh.B. Bilal Xheferri, 1995), 169-70.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit