(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1900, në Bugjon, Pukë. Sipas vërtetimit të lëshuar nga Ministria e Brendhsme, 26 mars 1992, P. I. Dhe Mark Isufi [shih]kanë qenë të arratisur brenda vendit, si «kundërshtarë politik të regjimit», dhe janë vrarë më 18 gusht 1950, në përpjekje me forcat e ndjekjes, në zonën e Iballës (Pukë). AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 36-37.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]