ISUFI Qazim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1921, në Shkodër. Më 1 qershor 1946, Gjykata ushtarake Shkodër e dënoi për dezertim nga ushtria, me 8 muaj burg. Më 15 maj 1950, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «arratisje dhe vënie në shërbim të UDB-së», me 12 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Më 9 dhjetor 1987, Gjykata e Shkodrës e dënoi për tradhëti ndaj atdheut në formë arratisjeje jashtë shtetit, me 12 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 74-75.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]