JAKOVA Tuk
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914, në Shkodër. Marangoz. Zyrtar i lartë komunist, përgjegjës për krime të shumta gjatë luftës dhe pas saj. Më 16-18 prill 1958, me vendim nr. 1, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut dhe për agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale. F. 1, V. 2014, D. 14, f. 55.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]