JUNIKU Sefedin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1938, në Gjakovë. Arrestuar më 24 mars 1962. Më 18 shtator 1962, me vendim nr. 136, Gjykata Ushtarake Elbasan e dënoi «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit» në fazën e përgatitjes, me 13 vjet burg , konfiskim pasurie pjesën e tij, dhe humbjen e të drejtave qytetare dhe politike për 2 vjet. F. 1, V. 2014, D. 24, Fl. 72-73.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]