(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1928, në Prizren. Mësues letërsie. Erdhi në Shqipëri për t’u larguar nga shtypja e regjimit jugosllav dhe përfundoi në burgjet politike të Shqipërisë. Më 27 tetor 1975, me vendim nr. 103, Gjykata Lezhë e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 290-291;
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]