KADIU Fatmir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1964, në Shijak. Humbi aftësinë mendore, si pasojë e mbylljes në spitalin psikiatrik, sepse fliste kundër regjimit komunist. Më 27 maj 1986, Gjykata e Durrësit e deklaroi të papërgjegjshëm për veprën penale të agjitacionit dhe propagandës dhe vendosi mjekimin e detyrueshëm në spitalin psikiatrik të Elbasanit. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 20, FL. 605-606.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]