KAJMAKU Jonuz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1927, në Vlorë. Më 1 janar 1956, me vendim nr. 13, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «krimin e tentativës për arratisje» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet si dhe për «krimin e agjitacion e propagandës» me 3 vjet burg. Përfundimisht u dënua me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet. Më 12 janar 1974, me vendim nr. 1, Gjykata e Sarandës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandës» dhe e dënoi me 7 vjet burg. AISKK, F. 1, Viti 2014, D. 15, Fl. 392-393; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 106.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]