(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1935, në Tepelenë. Më 31 tetor 1963, me vendim nr. 15, Gjykata e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «krimin e parashikuar në nenet 64 e 10 të K.P.» dhe e dënoi me 12 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. Më 10 janar 1973, me vendim nr. 7, Gjykata e Fierit e deklaroi fajtor për «kundërshtim me dhunë të përfaqësuesit të shtetit» dhe e dënoi me 5 vjet burg. Më 18 tetor 1973, me vendim nr. 222, Gjykata e Fierit e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet burg. F. 1, V. 2014, D. 16, f. 9-10.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]