KASA Ramis
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1923, në Kavajë. Më 20 gusht 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi se «ka strehuar dhe furnizuar të arratisurit, ka bërë mbledhje kundër pushtetit popullor», me vdekje, pushkatim. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 746-747.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]