KEQI Zenel
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Luazë, Velipojë. Më 16 tetor 1959, me vendim nr. 163, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e pjesëmarrjes së një organizate për përmbysjen e pushtetit popullor dhe arratisje jashtë vendit» dhe e dënoi me 18 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet. AISKK, F. 1, Viti 2015, D. 27, Fl. 325-326.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]