(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1954, në Lunik, Librazhd. Më 6 mars 1979, me vendim nr. 17, Gjykata Librazhd e dënoi për «sabotim të kryer në bashkëpunim», me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 375.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]