KODRALIU Kalem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1987, në Lunik, Librazhd. Ka qenë anëtar i forcave të Ballit Kombëtar, të drejtuara nga Azis Biçaku dhe Islam Alla. Më 12 shkurt 1944, së bashku me disa banorë të tjerë të fshatit Lunik, është marrë peng nga forcat partizane, të cilët i mbajtën në Orenjë, në shtëpinë e Beqir Ballës. Grupi i pengjeve ishte rreth 25-26 vetë, tre prej tyre, njëri ishte K. K., u pushkatuan në Shëngjergj. Më 18 janar 1994, me vendim nr. 34, Gjykata Librazhd vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq për arsye politike, më 14 shkurt 1944. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 390-392. Gazeta 55, 28 nëntor 2014, 17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]