KOKALI Vangjel
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1900, në Sarandë. Më 7 tetor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si «armik i popullit dhe sabotator i pushtetit», me 25 vjet burg. Më 13 korrik 1961, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë, dhe heqjen e së drejtës elektorale për 3 vjet. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 22, FL. 578-579.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]