(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1911, në Berat. Më 31 dhjetor 1947, me vendim nr. 554, Gjykata Ushtarake Elbasan e dënoi «se ka qenë iniciator në krijimin e Ballit Kombëtar Shqiptar në Berat, ka qenë i lidhur me agjentët Anglo- Amerikanët ku ju ka dhënë informata me karakter ushtarako-politiko ekonomik dhe ka pasur lidhje me kriminelët e arratisur» me vdekje, me humbjen përgjithmonë të të drejtave civile e politike dhe konfiskim pasurie. Dënimi iu kthye në vuajtje me burg. Më 18 tetor 1974, e arrestuan sërish. Më 7 janar 1975, me vendim nr. 1, Gjykata Berat e dënoi për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 305.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit