KONDI Perikli
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1905, në Vuno të Himarës. Më 16 mars 1948, me vendim nr. 14, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «sabotim në detyrë» dhe «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 5 muaj privim lirie me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e ndëshkimit. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 75-76.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]