KOTEFA Dhimitër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1926, në Cerkovicë. Më 19 tetor 1968, me vendim nr. 303, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», «agjitacion e propagandë» dhe «përhapje të informatave sekrete» dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme dhe heqjen e dekoratave të trimërisë. Më 12 tetor 1971, me vendim nr. 39, Gjykata e Rrethit të Tepelenës e deklaroi për «agjitacion e propagandë kundër shtetit» me 10 vjet heqje lirie dhe, me bashkimin e dënimeve, përfundimisht u dënua me 25 vjet heqje lirie. Më 27 korrik 1977, me vendim nr. 42, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. U fal me dekret nr. 7338, datë 20 nëntor 1989 të Presidiumit të Kuvendit Popullor. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 186-187.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]