KOTORRI Dilaver
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1952, në Tiranë. Më 13 shkurt 1973, me vendim nr. 5, Gjykata e Elbasanit e dënoi për «largim pa leje nga reparti» me 8 muaj heqje lirie. Më 24 nëntor 1975, me vendim nr.115, Gjykata e Lezhës e dënoi për «ikje nga vendi i internimit» me 1 vit heqje lirie. Më 19 korrik 1985, me vendim nr. 283, Gjykata e Rrethit të Tiranës e dënoi për «tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit të mbetur në tentativë» me 10 vjet heqje lirie. F. 1, V. 2014, D. 23, f. 138-139.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]