KURTESI Dervish
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1905, në Kolonjë. Më 28 maj 1945, me vendim nr. 1, Gjykata Ushtarake e Kolonjës e deklaroi si «eksponent koshient të Ballit Kombëtar» dhe se «ka marrë pjesë në luftime kundra ushtrisë Nacionale Çlirimtare» dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë të tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave elektorale. F. 1, V. 2014, D. 19, f. 223-224.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]