KURTESHI Dhimitër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1932, në Skore, Gjirokastër. Arrestuar më 27 prill 1957. Më 13 korrik 1957, me vendim nr. 30, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi për «tradhti ndaj atdheut në formën e përgatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit» me 13 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale për 4 vjet. Më 31 korrik 1957, Kolegjit Ushtarak i Gjykatës së Lartë ia uli dënimin në 9 vjet, 1 muaj e 21 ditë burg. AISKK, F. 1, V. 2015, D. 21, FL. 566.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]