(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Klerik katolik. U lindi në Ferizaj të Kosovës, më 25 dhjetor të vitit 1898. U shugurua meshtar në Romë më 13 maj 1921. Erdhi në Shqipëri më 6 janar 1930, bashkë me Dom Luigj Gashin e Dom Gjon Bisakun. U arrestua në Tiranë më 28 tetor 1946, dhe u dënua me njëzet vjet burg, prej të cilëve bëri 17 në burgun e Burrelit. Pas mbylljes së kishave u dërgua në Gurëz (Milot). U arrestua përsëri më 11 qershor 1970 dhe u dënua me vdekje «in odium fidei». U pushkatua më 20 tetor 1971. Website: Kisha Katolike Shkodër – Arqipeshkvia – Zyra për martirët.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]