LAMAJ Xhemil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1927, në Treblovë të Vlorës. Më 1 tetor 1945, me vendim nr. 129, Gjykata Ushtarake e Vlorës e dënoi si «kriminel lufte», me 10 vjet burg. Me urdhër të Kryeministrisë ju fal dënimi. Më 9 tetor 1953, me vendim nr. 108, Gjykata Ushtarake e Durrësit e dënoi për «ndihmë bandave të armatosura», me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 44/1, FL. 44-45.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]