LIKAJ Mitat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1933, në Vlorë. U arrestua më 15 maj 1952. Më 5 mars 1953, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «vepra përgatitore për t’u arratisur jashtë shtetit» dhe «agjitacion e propagandë kundër pushtetit» dhe e dënoi me 15 burg. Më 30 qershor 1956, dënimi iu ul në 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45, FL. 61-62.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]