(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1931, në Ostenth, Gramsh. Me vendim nr.506, 22 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake Elbasan e dënoi për «arratisje» me 7 vjet burg. Po me këtë vendim e dënoi për «propagandë» me 2 vjet burg. Përfundimisht, u dënua me 8 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit kohë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 61, f. 11-12.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]