(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 30 shtator 1916, në Prosek të Rrëshenit. Me vendim nr. 89, 2 tetor 1946, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e deklaroi fajtor si «armik i popullit» se ka kryer veprimtari politike kundër ushtrisë dhe pushtetit dhe ka «zhvilluar propagandë të gjerë në bashkëpunim me të tjerë, në repartin e tij ka organizuar grupe për dezertim nga radhët e ushtisë për të shkuar në ndihmë të neo-fashizmit grek.» Për këto arsye u dënua me vdekje. Dënimi iu kthye në 20 vjet burg, dhe më 1949 u lirua nga burgu. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 72, f. 31-32.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]