(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1943, në Tiranë. Më 6 mars 1962, me vendim nr. 29, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje jashtë shtetit dhe tradhëti ndaj atdheut» dhe e dënoi me 12 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua sërish më 1978, dhe më 25 gusht të po atij viti, Gjykata e Tiranës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje jashtë shtetit» dhe e dënoi me 11 vjet e 6 muaj burg. (Dënim i kombinuar.) AISKK, F. 1, V. 2016, D. 45/2, FL. 34-35.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]