MALAJ Shotë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tropojë, më 12 maj 1894. Me vendim T-537, datë 16 gusht 1994, Gjykata e Rrethit të Tropojës vendosi vërtetimin e faktit juridik të vrasjes pa gjyq nga forcat komuniste për motive politike të Shotë Malajt në vendin e quajtur Tropojë, më 16 tetor 1944. F. 5, Viti 2016, D. 37, f. 76-78.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]