(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Nacionalist. Lindi në Dibër të Madhe, në vitin 1908. Më 7 prill 1939 ishte në krye të 1000 burrave dibrane në Qafë Shtamë. Në shtator të po atij viti, u arrestua për rebelim nga italianët dhe, pas 9 muajsh hetuesie, u internua ne ishujt Ventotene, nga ku u lirua në dhjetor 1942. Më 1943 kryeson forcat nacionaliste në Dibër dhe në trojet shqiptare në Maqedoni. Si antikomunist që duhej eliminuar, u arrestua pasi ishte dorëzuar në janar 1945, pas amnistisë. Më 12 maj 1945 u nxorr në gjyq dhe u dënua me vdekje, por më vonë iu fal jeta. Kur po i mbaronte afati i burgut (i kishin mbetur edhe 20 ditë),i organizuan një prapaskenë për ta vrarë në repartin 309 të fabrikës së çimentos në Elbasan. Pra, më 12 maj 1967, u qëllua pas shpine me levë dhe ra nga një lartësi e madhe.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit