(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 3 prill 1930, në Rakickë. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Korçës në rrethin e Lushnjës (në Rrapëz), prej datës 3 dhjetor të vitit 1960 deri më 1 dhjetor të vitit 1968. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 197-198.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]