(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Iballë të Pukës, më 11 korrik 1880. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 31 korrik 1992 vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes së tij pa gjyq për motive politike më 3 shtator 1946. F. 5, Viti 2016, D. 32, f. 49, 58-59; F. 5, Viti 2016, D. 35, f. 110-111.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]