MARKU Zef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 qershor të vitit 1890, në Lezhë. Me vendim nr. 204, datë 3 maj 1950, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se «ka marrë pjesë në një grup kundërshtarësh», për «agjitacion e propagandë» dhe se ka «mbajtur lidhje me kriminelët e arratisur» dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 74, f. 57-58.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]