MELLO Selfo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kamçishtë të Tepelenës, më 5 maj 1924. Me vendim nr. 89, datë 15 nëntor 1949, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se është «dorëzuar së bashku me armikun pa bërë rezistencë» dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie (punë të detyruar), si dhe humbjen e të gjitha të drejtave për 2 vjet kohë. U arrestua më 6 tetor 1949. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 24-25.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]