MEMA Abdulla
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1896, në Elbasan. Me vendim nr. 531, datë 19 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në riorganizimin e grupeve klandestine të qytetit të Elbasanit», për «formim n/komiteteve në rrethe», për «sabotim të zgjedhjeve të 2 dhjetorit në mënyrë të organizuar», për «agjitacion e propagandë» dhe për «kryengritje për të rrëzuar pushtetin popullor» dhe e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59, F. 50-51.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]