MEMA Elmaz
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1917, në Shëngjergj. Me vendim nr. 265, datë 1 nëntor 1945, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «tradhëtar të popullit duke qenë anëtar i Ballit Kombëtar» dhe e dënoi me 15 vjet burg, humbjen e të drejtave civile e politike dhe konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59, F. 35-36.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]