MERAJA Kadri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Videhovë, në vitin 1942. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 9, datë 24 prill 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Korçës në rrethin e Lushnjës, prej vitit 1950 deri në vitin 1964. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 197-198.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]