MERLIKA (mirakaj) Klora

MERLIKA (mirakaj) Klora
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

E bija e Pashuk Bibë Mirakajt [shih], bashkëshortja e Fatos Merikës [shih]. Lindi në Pukë, në mars të vitit 1934. Pas arratisjes së të atit më 1944, ende 10 vjeçe u internua bashkë me të ëmën në kampin e Beratit. Në Berat i mbajtën gati pesë vjet, nga viti 1944 deri më 1949. Pas Beratit, në vitin 1949 i zhvendosën në kampin e Tepelenës, ku u mbajtën deri më 23 shtator të vitit 1954. Prej këtu, e gjithë familja Mirakaj u zhvendos në Savër të Lushnjës. Aty u martua me Fatos Merlikën [shih], djalin e ish-kryeministrit Mustafa Kruja (Merlika) [shih]. Ermira Isufaj, Klara Mirakaj Merlika: shkova në internim me përparësen e shkollës e dola gjyshe pas 45 vjetësh, “Panorama”, 26 Gusht 2013; F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 293-294.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]