MIKELI Luigj
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, më 16 prill 1897. Me vendim nr. 190, datë 28 gusht 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se «ka qenë komandant i zonës dhe në mbledhjet që bënte kishte si qëllim mobilizimin e popullit kundër luftës Nacionalçlirimtare» dhe «sabotator i luftës», dhe u dënua me 30 vjet heqje lirie, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 48-49.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]