MIXHAI Kamber
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Zhulat të Gjirokastrës, në vitin 1894. Me vendim nr. 226, datë 5 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e shpalli «kriminel lufte dhe armik të popullit», dhe e dënoi me 101 vjet heqje lirie dhe humbjen e të drejtave politike për 2 vjet kohë. Me Dekret nr. 819, datë 27 qershor 1949 të P. K. P., dëni ju zbrit në 15 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 30, f. 268-269.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]