MOGLICA Enver
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Korçë, në vitin 1921. Me vendim nr. 394, datë 14 tetor 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «faje penale kundër popullit dhe shtetit» dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave civile-politike. Me vendim nr. 265, datë 21 nëntor 1947, Gjykata e Lartë ia zbriti dënimin në 20 vjet privim lirie me punë të detyruar. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 22-23.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]