MUHAMETI Syrja
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Qesarat të Ersekës, në vitin 1914. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, si dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 31 tetor 1992, vendosi vërtetimin e faktit juridik të vdekjes së tij në hetuesi në prill të vitit 1946. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 255-256.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]