MULLA Rasim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1912, në Cangonj të Korçës. U arrestua më 15 gusht 1945, dhe më 17 nëntor të po atij vitit Gjykata Ushtarake e Pogradecit e deklaroi «kriminel lufte» dhe «armik të popullit» dhe e dënoi me 30 vjet burg, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave civile e qytetare baraz me kohën e ndëshkimit. U lirua më 5 dhjetor të vitit 1956. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 52, F. 81-82.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]