(Person i dënuar nga regjimi komunist)
I biri i Qazim e Hajrie Mulletit [shih]. Lindi në Tiranë, në vitin 1930. Pas luftës u nxorr forcërisht nga shtëpia dhe u internua bashkë me të ëmën, Hajrien, në kampin e Tepelenës e, prej aty, u dërguan në Savër të Lushnjës. Në vitin 1992 u kthye në Tiranë.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]