MUSTAFA Riza
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kamenicë, në vitin 1915. Me vendim nr. 11, datë 25 shkurt 1960, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «kryerjen e detyrës së agjenturës së huaj» dhe e dënoi me vdekje, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Me dekret nr. 8083, datë 22 mars 1960 të P. K. P.-së, dënimi iu kthye në 25 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 300-301.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]