MYFTIU Myzafer
(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Qemos të Fierit, në vitin 1926. Me vendim nr. 108, datë 14 mars 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «ndjekje të tregtisë së ndaluar» dhe e dënoi me 6 muaj privim lirie me punë të detyruar. Dënimi filloi të zbatohej më 11 janar 1947. Me vendim nr. 201, datë 6 tetor 1978, Gjykata e Rrethit të Vlorës e deklaroi fajtor për «agjitacion dhe propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 206-207.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]