(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1925, në fshatin Simon. Nga fundi i vitit 1944 u inkuadrua në radhët e ushtrisë nacionalçlirimtare. Pas vrasjes së Llesh Gjomarkajt më 1947, u dënua me një vit burg, që e vuajti në Shkodër. Pas pak kohësh, u arrestua sërish me akuzën e ndihmës që u jepte të arratisurve. Në gjyqin e zhvilluar më 16 gusht të vitit 1949 u dënua me vdekje, me pushkatim. U ekzekuta në Qafë-Valmeri. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 152.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "NDOJ Ndrecë Mark" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/ndoj-ndrec%c3%ab-mark