NDOJ Ndue
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 17 gusht të vitit 1929. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 18, datë 18 janar 1994, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Mirditës në rrethin e Tepelenës, prej datës 10 gusht 1948 deri më 6 tetor 1950. F. 1, Viti 2017, D. 84, f. 125-126.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]